MALI I ZI NË KRISHTLINDJE GJITHMONË KA GJETUR FORCË TË RE

Besimtarët ortodoks në Mal të ZI kremtojnë sot Krishtlindjen, festën më të gëzuar të krishterë. Kjo festë sivjet kremtohet në kushte të pandemisë së koronavirusit dhe në kushte të masave shëndetësore epidemiologjike me qëllim të pengimit të përhapjes së infektimit. Organet kompetente rekomandojnë që kjo festë të kremtohet në shtëpi të veta në rrethin familjar, kurse kontaktet të sillen në masën më të ulët të mundshme. Në Kishën Ivan Crnojeviq në Cetinë sot është celebruar liturgjia e Krishtlindjes. Liturgjinë e ka celebruar peshkopi i Kishës Ortodokse Malazeze, Boris. Pas liturgjisë fëmijëve u janë ndarë  dhuratat e Kërshëndellave. Peshkopi Boris ka uruar që të gjithë qytetarët e Malit të Zi të jetojnë të lumtur dhe në mirëqenie. “Dëshiroj që populli i Malit të Zi të jetë unikë të mos bije pre e provokimeve dhe të përhapim dashurinë, të mbretëroje paqja në zemrat tona dhe atë  ta shpërndajmë rreth e përqark,” ka theksuar peshkopi, Boris.

SHARE