Në Mal të Zi në fund të muajit dhjetor janë regjistruar 47.5 mijë të papunësuar, ose afro 1% më tepër se në muajin nëntor, tregojnë të dhënat e Entit për Punësim i Malit të Zi (EPMZ). Shkalla e papunësisë sipas raportit mujor të Entit është rritur nga 20,28 në 20,48%. Shkalla më e lartë, 32,7% është regjistruar në muajin korrik të vitit 2000, kurse shkalla më e ulët në gushtë të vitit 2008, kur ishin të regjistruar 10,1% të pa punësuar. Enti për Punësim prej fillimit të vitit të kaluar ka evidentuar 13.66 mijë të papunësuar. Të theksojmë se prej fillimit të vitit të kaluar janë shpallur 22.73 mijë vende të lira të punës.