KRYESUESIT E QEVERISË SË MALAZEZE UROJNË BESIMTARËT ME RASTIN E FESTËS SË KRISHTLINDJES

Kryesuesit e Qeverisë së Malit të Zi urojnë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Krishtlindjes. “Në kohën e shëndetit dhe krizës ekonomike, paqja, harmonia dhe uniteti, me respekt dhe vlerësim të plotë të të gjitha ndryshimeve që zbukurojnë Malin e Zi, janë mënyra e vetme për përmirësim,” është mesazhi i Kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq me rastin e Krishtlindjes.

Në urimin e Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq thuhet: “Le të jenë këto ditë të shenjta një nxitje për ne që të veprojmë më vendosmërisht dhe me përgjegjësi në ndërtimin e një shoqërie të hapur, demokratike, multietnike, më të pasur, bazuar në këtë njohuri, në lirinë e plotë, aftësinë dhe krijimtarinë e njerëzve, respektimin e të drejtave të njeriut, solidaritetin dhe të gjitha moralet dhe parimet etike, për të mirën e të gjithë qytetarëve tanë, dhe shtetit tonë Malit të Zi.”

Poashtu urimeve me rastin e festës së Krishtlindjes i’u është bashkangjitur zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, “Simbolika e Ditës së Buzmit dhe Krishtlindjes të jetë një udhërrëfyes në kohë sfiduese. Unë dua që këto ditë të buta të sjellin pajtim midis të grindurve, harmoni midis të dashurve, dashuri dhe shëndet në familjet tuaja,” thuhet në mesazhin urues të Abazoviq.

Ndërsa Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq, thekson se “Festimi i Ditës së Buzmit dhe Krishtlindjes konfirmon në mënyrën më të mirë të gjitha ato vlera që ne i perceptojmë në shoqërinë tonë civile si luftëra për të cilat ia vlen të luftosh dhe në të cilat duam të këmbëngulim – paqen, dashurinë, harmoninë multi-fetare dhe shumëkombëshe, solidaritetin dhe harmoninë fqinjësore,” thuhet në urimin e Beçiqit.

SHARE