ZEMAJ: DO TË HAPET KONKURSI EDHE PËR SPECIALIZANTËT NGA MALI I ZI

Ministri në detyrë i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se do të hapet konkurs për specializantët nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Zemaj ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, se pas regjistrimit të 1.500 specializantëve për nevojat e Republikës së Kosovës dhe Luginës së Preshevës, çështja e kandidatëve të rinj për specializime, vazhdon për kandidatët nga këto tri vende. Siç bën të ditur Zemaj, kjo u diskutua në takimin e sotëm me kryetarin e Bordit Qendror për Shkollim Specialistik, dr. Labinot Shahini, ku janë dakorduar që të hapet konkurs për specializantët e këtyre tri shteteve. “Ju bëj thirrje kandidatëve për aplikim, duke ju dëshiruar suksese, si dh palët e interesuara që ta bëjnë monitorimin e këtij procesi, për të siguruar transparencë dhe mundësi të barabarta për të gjithë kandidatët,” shkruan Zemaj.

SHARE