ABAZOVIQ AKUZON GJUKANOVIQIN SE KA BORXH MILIONA EURO NDAJ SHTETIT

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka reaguar sot ndaj një pretendimi të zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, rreth një borxhi të madh të Gjukanoviq në taksa ndaj shtetit. Abazoviq, përmes një postimi në Twitter, kishte deklaruar sot se ndërsa fliste për respektimin e pretenduar të Kushtetutës dhe ligjit, Gjukanoviq i detyrohet 12.4 milionë euro taksa shtetit. Lidhur me këtë, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka shkruar: “Njoftimi i Dritan Abazoviqit se unë jam një debitor tatimor është gënjeshtër dhe mashtrim i zakonshëm. Si qytetar i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, unë nuk i detyrohem (shtetit) asnjë cent në bazë të taksave ose ndonjë baze tjetër”. “Është e vërtetë, dhe publiku di gjithçka për këtë, që unë jam një aksioner në kompaninë ‘Global Montenegro’, i cili si person juridik, dhe jo unë personalisht, nga një gabim i dukshëm i administratës së kompanisë, i detyrohem një totali prej 1,900 eurosh kontributesh, dhe jo siç pretendon manipulimi: 12,4 milionë euro,” ka shkruar Gjukanoviq në Twitter.

SHARE