PRONARËT E ULLINJVE NË VALDANOS PAS 43 VITESH HYJNË NË ULLISHTË

Me kërkesë të zëvendeskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviq pronarët e ullishtës në gjirin e Valdanosit do të kenë mundësi që të hyjnë në ullishtat e veta të cilat iu morrën para 43 vitesh, mëson Portali Ul-info. Atyre, me vendimin e Drejtorisë për Pronë të Qeverisë së Malit të Zi, iu mundësua pastrimi, krasitja dhe revitalizimi i ullinjve, si dhe rregullimi i rrugicave nëpër Ullishtën shekullore. “Besojmë se ky është vetëm hapi i parë i cili do të na çojë drejtë përmirësimit të padrejtësive që janë shkaktuar gjirit të Valdanosit dhe qytetarëve të Ulqinit”, thuhet në shkresën të cilën zëvendëskryeministri Abazoviq ia dërgoi kryetarit të Shoqatës për Kthimin dhe Mbrojtjen e Pronës Ulqin Luka – Batko Gjakonoviq.

SHARE