BOJANIQ: KOMPANIA E RE DO TË QUHET “TO MONTENEGRO”

Qeveria do të fillojë procesin e krijimit të një linje ajrore të re, tha Ministri i Investimeve Kapitale, Mlladen Bojaniq, duke deklaruar se ai do të përpiqet të mbajë Montenegro Airlines (MA) në linjat më të rëndësishme për të paktën 30 ose 60 ditë të tjera. “Statusi është i papërcaktuar, ne duam ta mbajmë gjallë MA deri në formimin e një kompanie të re.  Pozicioni ynë është i qartë se kemi nevojë për një kompani të re.  Mali i Zi është një vend turistik dhe ne duhet të kemi një kompani ajrore kombëtare. Do të duhen gjashtë deri në nëntë muaj për të përfunduar gjithçka, unë mendoj se do ta arrijmë më shpejt.  Ne i kemi dërguar një letër zyrtare Komisionit Evropian për të na ndihmuar në atë proces.  Ne poashtu planifikojmë të marrim përsipër një pjesë të caktuar të stafit në një kompani të re.  Ne jemi optimistë se do ta arrijmë atë brenda asaj periudhe me ndihmën e Komisionit Evropian dhe disa linjave ajrore të mëdha evropiane,” tha Bojaniq në emisionin “Reflektor” në TV Vijesti. Ai shtoi se shpreson ta bëjë kompaninë ajrore një burim krenarie për të gjithë “dhe të mos ketë frikë se ata do të kapin avionët tanë kur të ulemi diku, si më parë”. Bojaniq deklaroi se do të përpiqet të mbajë një pjesë të linjave MA. “Nëse ne arrijmë të shtyjmë disa pagesa me KE dhe të blejmë më shumë pajisje, të cilat mund të ndihmojnë MA që të vazhdojë të punojë edhe një apo dy muaj të tjerë.” I pyetur nëse ata po kërkojnë ndihmë financiare nga KE në mënyrë që të mbajnë fluturimet më të shpeshta, Bojaniq tha se ai do të përpiqet të blinte një pjesë të pajisjeve MA me kapitalin themelues të planifikuar për krijimin e një kompanie të re. “E gjitha është në prag të respektimit të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, por ne nuk po e bëjmë vetë dhe po sigurohemi që gjithçka të jetë në përputhje me rregulloret.” Bojaniq njoftoi se kompania e re do të quhet “To Montenegro”.

SHARE