ABAZOVIQ: NE DUHET TË DALIM NGA KUPTIMI I POLITIKËS BALLKANIKE

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq, hapi sot konferencën përfundimtare vjetore të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor të Ballkanit Perëndimor (RYCO) në Malin e Zi. Siç është njoftuar në konferencë, Mali i Zi do të marrë kryesimin e asaj organizate nga 2021. Duke folur për punën e organizatës Rajonale për Bashkëpunim Rinor të Ballkanit Perëndimor (RYCO) në Mal të Zi, Abazoviq vuri në dukje se lidhja rajonale nuk është vetëm një nga përparësitë e Qeverisë së re të Malit të Zi, por një nga përparësitë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ai gjithashtu shprehu respekt për punën e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor të Ballkanit Perëndimor (RYCO) në Podgoricë. “Ky projekt, i cili është duke u zhvilluar në rajon, është i nevojshëm që të gjithë të kuptojmë se duhet të ndryshojmë mënyrën tonë të të menduarit në mënyrën e miratimit të  vlerave të reja. Më së shumti varet nga njerëzit që i përkasin brezit të rinj. Ndryshimi i matricës së sjelljes, veprimit, mirëkuptimit dhe rritjes së besimit të përgjithshëm në rajon, është më lehtë të arrihet përmes të rinjve,” tha Abazoviq. Në përfundim, Zëvendëskryeministri deklaroi se shpreson që në të ardhmen Mali i Zi të hasë më shumë iniciativa të tilla, energji pozitive, si dhe projekte që do të kenë rezultate të dukshme në politikat rinore. “Qeveria e Malit të Zi duhet të jetë një partner në iniciativa të tilla,” përfundoi Abazoviq.

SHARE