INSTITUTI: 136 RASTE AKTIVE NË TUZ

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, kanë përfunduar analizat e 1.096 mostrave për koronavirusin e ri, ku janë regjistruar 258 raste të reja pozitive të infektimit, ndërsa në Tuz janë shënuar 5 raste. Nga rezultatet e fundit, në Institut janë raportuar 7 vdekje tek pacientët pozitivë me COVID19 nga Podgorica (2), Tivari (2), Berane, Plluzhina dhe Kotorri. Në 24 orët e fundit janë shëruar 580 pacientë. Aktualisht në Mal të Zi raste pozitive me COVID19 janë 8.830, ndërsa në Tuz gjithsej 136 raste aktive.

SHARE