Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Mali i Zi shënoi 35-vjetorin e shpalljes së shtetit ekologjik, ndërsa në një ceremoni në Kuvend u theksua se mbyllja e Kapitullit 27 të negociatave me Bashkimin Evropian është një nga hapat më të rëndësishëm në fazën përfundimtare të integrimit evropian.
Kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiq, tha se shteti ekologjik nuk është një projekt i përfunduar, por një detyrim i çdo gjenerate, ndërsa kryetari i Komisionit për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor, Dejan Gjuroviq, shprehu pritshmërinë që Kapitulli 27 të mbyllet deri në fund të vitit.
Ministri i Ekologjisë, Damjan Qullafiq, deklaroi se në dy vitet e fundit janë nisur ose realizuar investime me vlerë qindra miliona euro, përfshirë rreth 185 milionë euro për impiantet e trajtimit të ujërave të zeza dhe rreth 120 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për forcimin e kapaciteteve institucionale, monitorimin e gjendjes së mjedisit dhe vazhdimin e investimeve në infrastrukturën ekologjike.









