Edhe për kundër situatës së vështirë ekonomike Komuna e Ulqinit edhe ketë vit ka siguruar 526 dhurata për femijët e punetorëve të administratës lokale, ndërmarrjeve që financohen nga buxheti , Qendrave të fëmijëve me aftësi të kufizuara, çerdheve e kopshteve private dhe shoqerore. Kryetari Loro Nrekiq zyrtarisht do të vizitojë Qendrën Ditore për fëmijë,,Sirena,, dhe në prag të festave do të bëjë dorëzimin e dhuratave. Sipas tij, periudha e festave është moment për të gjithë që kanë mundësi të ndihmojnë të tjerët e të bëhen solidar ashtu që do të kontribojnë që të gjithë familjet të kenë mundësi të festojnë në rrethin e ngushtë familjar.