SHTRENJTOHEN ÇMIMET E DERIVATEVE

Të gjitha çmimet e derivative në Mal të Zi do të jenë më të shtrenjta nga mesnata, njoftuan nga Ministria e Ekonomisë. Eurodizel dhe eurosuper 95 do të jenë një cent më të shtrenjtë dhe në dy javët e ardhshme Eurodizel do të kushtojë 1 euro e 03 centë, ndërsa Eurosuper 95 do të kushtojë 1 euro e 14 cent. “Eurosuper 98 dhe vaji djegës do të rriten në çmim për dy cent, kështu që çmimi i tyre do të jetë përkatësisht 1 euro e 18 cent dhe 1 euro e 02 cent,” theksojnë nga Ministria. Sipas dispozitave të Dekretit për mënyrën e formimit të çmimeve maksimale të lejuara me pakicë të produkteve të naftës, Ministria do të kryejë llogaritjen e radhës më 4 janar, ndërsa çdo vlerë e ndryshuar do të jetë e vlefshme nga 5 janari i vitit të ardhshëm.

SHARE