ZGJEDHEN KRYETARËT DHE ANËTARËT E KOMISIONEVE PARLAMENTARE

Sot, Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare. Deputeti i Frontit Demokratik (FD) Millan Knezheviq u zgjodh kryetar i Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes ndërsa  përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) Branimir Gvozdenoviq u zgjodh kryetar i Komitetit për Integrimin Evropian. Në krye të Komitetit për Antikorrupsion u zgjodh deputetja e PDS-së Dalliborka Pejoviq. Deputetët e FD-së, Marko Kovaçeviq, Simonida Kordiq dhe Jovan Vuçuroviq u zgjodhën kryetarë të Komisionit Legjislativ, Kushtetues dhe të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Deputetët demokratë Momo Koprivica dhe Dragan Krapoviq u zgjodhën kryetarë të Komisionit për Sistemin Politik, Gjyqësorin dhe Administratën dhe Turizmin, Bujqësinë dhe Ekologjinë. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste të Popullit, Vlladimir Jokoviq, u zgjodh kryetar i Komitetit për Ekonomi, Financa dhe Buxhet kurse për barazinë gjinore, anëtarja e Lëvizjes Qytetare URA, Bozhena Jellushiq. Komiteti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Emigrantët do të drejtohet nga Deputeti i Demos Miodrag Lekiq, ndërsa përfaqësuesi i Social Demokratëve Damir Shehoviq do të jetë kryetari i Komitetit për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën. Deputeti i Koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, Srgjan Paviçeviq, u zgjodh kryetar i Komitetit Shëndetësor.

SHARE