Vëzhguesve të autorizuar të Qendrës për Tranzicion Demokratik, sot nuk u është lejuar të inspektojnë nënshkrimet për kandidatët për zgjedhjet presidenciale, me arsyetim se zyrtari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, nuk është prezent, ka thënë zëvendës drejtoresha Bilana Papoviq.
Gjatë zgjedhjeve parlamentare, një numër i anëtarëve dhe vëzhguesve të KSHZ-së, shprehën dyshime se disa lista kishin keqpërdorur të dhënat personale të votuesve të përfshira në regjistrin e votuesve dhe se ishin falsifikuar nënshkrimet e tyre.
“Meqenëse se KSHZ, nuk kontrollon vërtetësinë e nënshkrimeve mbështetëse, por vetëm vërtetohet nëse personi që ka dhënë nënshkrimin gjendet në listën e zgjedhësve dhe nëse përputhet numri amzë, Organizatat Joqeveritare kanë sugjeruar që shërbimi i KSHZ-së, të sjellin në bazën e të dhënave të gjitha nënshkrimet që kanë dorëzuar Partititë politike.
Kjo do të lejonte qytetarët të kontrollonin përmes një aplikacioni të mbrojtur në internet nëse një subjekt politik i ka keqpërdorur të dhënat e tyre “, tha Papoviq.
Siç kumtojnë nga QDT-ja, deri në fund të këtij procesi zgjedhor, ata do të kërkojnë të shikojnë të gjitha nënshkrimet mbështetëse dhe për këto përfundime do të informojnë publikun dhe autoritetet kompetente.