RRUGA EURO-ATLANTIKE DHE ANËTARËSIMI NË BE-në, RRUGË E DUHUR PËR MALIN E ZI

Rruga Euro-Atlantike dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian është rruga më e mirë për Malin e Zi, tha gjatë konferencës online, i dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. “Gjatë bisedimeve të djeshme, unë mora siguri nga zyrtarët malazezë se kjo është e ardhmja e Malit të Zi dhe se Shtetet e Bashkuara do të jenë me një ndihmë të madhe dhe vetëmohuese. Nga ana tjetër, tre kushte kryesore duhet të plotësohen për integrimin në të ardhmen: çrrënjosja e korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe liria e medias. Unë jam i kënaqur me njoftimin e Kryeministrit Krivokapiq se kjo qeveri do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit,” vuri në dukje Palmer. Kur bëhet fjalë për ndikimin e Rusisë, Palmer tregon se ekziston, jo vetëm në Malin e Zi, por kudo në Ballkanin Perëndimor. “Duke qenë se vizita e parë zyrtare e Kryeministrit është në Bruksel, duket qartë se qeveria e re po përballet me Perëndimin. Ne gjithashtu presim që Mali i Zi të mos thellojë ndarjet kombëtare, sepse është një vend ku gjithmonë ka pasur hapsirë për të gjitha kombet dhe identitetet dhe Amerika pret të ruajë multietnicitetin,” përfundoi ai.

SHARE