UNICEF ËSHTË NJË NGA PARTNERËT MË TË RËNDËSISHËM NË FUSHËN E ARSIMIT

Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve dhe UNICEF janë partnerë të natyrshëm kur bëhet fjalë për fëmijët dhe të rinjtë, dhe në një epokë pandemie që ka sjellë sfida të reja, ku bashkëpunimi duhet të jetë edhe më i fortë, tha Ministrja e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve, Vesna Bratiq dhe shefi i zyrës së UNICEF në Mal të Zi, Huan Santader. “Në takim u diskutua vazhdimi i vitit shkollor dhe rëndësia e ndjekjes së shkollës për të gjithë nxënësit, ku Ministrja Bratiq informoi z. Santader për hapat e ndërmarrë për të organizuar semestrin e dytë dhe qëllimin për të shqyrtuar të gjitha mundësitë për t’u siguruar fëmijëve njohuri adekuate në kushtet aktuale epidemiologjike,” theksuan nga Ministria. Bashkëbiseduesit ranë dakord që përveç bashkëpunimit të vazhdueshëm në nivelin strategjik dhe projekteve ekzistuese të përbashkëta, bashkëpunimi në të ardhmen do të përqendrohet gjithashtu në sfidat e paraqitura nga pandemia e koronavirusit, me një theks të veçantë për të ndihmuar fëmijët nga kategoritë e prekshme.

SHARE