PALMER MIRËPRET PLANIN AMBICIOZ TË BEÇIQ DHE REFORMËN E LIGJEVE ZGJEDHORE

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit të SH.B.A.-së dhe Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer mirëpriti axhendën ambicioze legjislative të Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi Alleksa Beçiq, duke përfshirë reformën e legjislacionit zgjedhor, kanë theksuar nga Ambasada e SH.B.A. Ndërsa shtohet, se Palmer e tha këtë gjatë takimit të parë virtual me përfaqësuesit e Malit të Zi. Nga Kuvendi theksuan se Beçiq, duke e falënderuar për urimet me rastin e zgjedhjes për Kryetarin e Kuvendit, shprehu kënaqësinë me angazhimin e vazhdueshëm për marrëdhëniet dypalëshe dhe tha se priste që të dy vendet të vazhdonin bashkëpunimin e mirë përmes partneritetit në aleancën e NATO-s. “Në atë kontekst, Beçiq theksoi se Mali i Zi mbetet i qëndrueshëm në angazhimin e tij të politikës së jashtme dhe se kjo është një politikë që nuk ka asnjë alternativë. Duke përshëndetur mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara në procesin e integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, Kryetari i Kuvendit vlerësoi se çelësi i stabilitetit të Ballkanit Perëndimor është angazhimi i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara,” thuhet në deklaratë. Duke folur për angazhimin e politikës së jashtme nga marrëveshja e tre koalicioneve, Palmer shprehu kënaqësinë me faktin se Mali i Zi do të ndjekë rrugën e politikës së jashtme Euro-Atlantike dhe shprehu gatishmërinë që Mali i Zi së shpejti të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian dhe një partner i fortë në NATO. “Është konstatuar se Malit i Zi do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor në periudhën e ardhshme, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët. Takimi ishte një mundësi që Beçiq të njoftoj bashkëbiseduesin e tij me përparësitë e Kuvendit, duke theksuar se do të punojë në forcimin e rolit legjislativ, mbikëqyrës dhe të kontrollit, si dhe reformën në drejtësi dhe reformën gjithëpërfshirëse të legjislacionit zgjedhor,” përfundon deklarata.

SHARE