ABDIQ: QYTETARËT NË URGJENCË NUK DUHET TË FSHEHIN NËSE JANË POZITIVË NË KORONË

Drejtori i Urgjencës, Nermin Abdiq apelon tek të gjithë qytetarët të cilët kanë rezultuar me COVID19, të raportojnë atë gjë menjëherë sapo të mbërrijnë në urgjencë. “Fatkeqësisht, kemi edhe shembuj të sjelljes së papërgjegjshme. Ne kemi pacientë të cilët janë konfirmuar me Covid, ata vijnë ose në mënyrë të pavarur për shkak të përkeqësimit, por ka edhe pacientë të cilët vijnë të shoqëruar me pacientin, edhe pse e dinë që janë pozitivë me COVID”, thotë Abdiq. Një sjellje e tillë i vë punonjësit në rrezik të infektohen. Ndonjëherë punonjësit e Urgjencës me vetëdije rrezikojnë, duke ditur se kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar jetën e dikujt. Abdiq tregon se kanë pajisje të mjaftueshme mbrojtëse dhe u bën thirrje qytetarëve të vijnë në urgjencë vetëm në raste emergjente.

SHARE