NATO OSE BE-ja NUK MUND TË JENË NJË MBULESË PËR JODEMOKRACI

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq, tha se muajt e fundit kanë qenë historikë për Malin e Zi. “Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare ishin historike sepse kishim një ndryshim të qeverisë për herë të parë në sistemin shumëpartiak,” tha Beçiq, duke shtuar se qeveria e re do të zbatoj të gjitha detyrimet ndërkombëtare dhe do të jetë një partner i vërtetë i NATO-s. “Ne do ta ndërtojmë Malin e Zi si një shtet të suksesshëm pro-perëndimor,” theksoi Beciq në forumin “To Be Secure” të organizuar nga Aleanca Atlantike e Malit të Zi. Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se Mali i Zi nuk kishte ndryshuar kurrë qeverinë deri në gusht. Këto, siç tha ai, nuk janë standarde të NATO-s, dhe ne ishim në aleancë si ajo “delja e zezë”. Ai tha se qëndrojnë pas gjithçkaje që ata nënshkruan në marrëveshje pas zgjedhjeve dhe se Kryeministri Zdravko Krivokapiq, javën e ardhshme do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. “Ky është një konfirmim i angazhimit të qartë të Malit të Zi dhe drejtimit që ne duhet të jemi një anëtar i Aleancës, jo për shkak të tyre, por për shkak tonin. Ne jemi një vend i vogël, jemi të vendosur në një rajon që nuk njihet nga tradita demokratike, por duhet ta ndryshojmë atë. Nëse sillemi në atë mënyrë, ne kemi një shans të madh të kemi sukses më mirë se vendet e tjera në rajon,” shtoi Abazoviq. I pyetur pse ai bojkotoi seacën në të cilin u votua NATO dhe nëse ai do të bënte të njëjtën gjë sot, ai tha se NATO ose BE nuk mund të jenë një mbulesë për proceset tona jodemokratike. “Kjo është në kundërshtim me vlerat për të cilat po flisni,” tha Abazoviq.

SHARE