134 RASTE AKTIVE NË KOMUNËN E TUZIT

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, kanë përfunduar analizën e 1.769 mostrave të koronavirusit të ri, midis të cilave janë regjistruar gjithsej 558 raste të reja pozitive të infeksionit SARS-CoV-2. Numri më i lartë i rasteve të sapozbuluara është në Podgoricë 276, ndërsa në komunën e Tuzit janë regjistruar 10 të reja. Që nga rezultatet e djeshme, 10 vdekje në lidhje me COVID19 janë raportuar në Institut, në pacientë nga Bijello Pole (2), Budva, Kotorri, Tivari, Nikshiqi, Andrijevica, Beranja, Cetija dhe Podgorica. Deri në orën 17:00, raportohet shërimi i 593 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtazi, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID19 në Mal të Zi është 10.545, 134 në komunën e Tuzit.

SHARE