INJAC: PËRPARËSI I JEPET REFORMAVE TË VAZHDUESHME NË SISTEMIN E MBROJTJES

Ministrja e sapo zgjedhur e Mbrojtjes, Olivera Injac, njoftoi se përparësia në punën e saj do të jetë vazhdimi i reformave të sistemit të mbrojtjes në drejtim të konsolidimit të proceseve demokratike. Siç u njoftua, ajo u njoh me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Drejtorët e Përgjithshëm të Drejtorisë, Sekretarin, Shefin e Departamentit për Inteligjencën Ushtarake, Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe këshilltarët e Ministrit. “Ministrja e sapozgjedhur e Mbrojtjes Olivera Injac mbajti një takim të Kolegjiumit të Ministrisë së Mbrojtjes. Me atë rast, pozicionet kryesore dhe rezultatet e arritura në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë u paraqitën para ministrave,” thekson Ministria e Mbrojtjes. Të rikujtojmë se, Injac u zgjodh Ministre e Mbrojtjes më 4 Dhjetor në mbledhjen e Qeverisë së 42-të të Malit të Zi.

SHARE