KRIVOKAPIQ: NE GARANTOJMË PAGA DHE PENSIONE TË RREGULLTA

Sot, pas marrjes së detyrës, Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, njoftoi se është e nevojshme të miratohet një ligj për Qeverinë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe shtoi se Qeveria e drejtuar nga ai do të garantojë paga dhe pensione të rregullta. “Ne duhet të aprovojmë një ligj mbi qeverinë sa më shpejt të jetë e mundur, i cili do të specifikojë qartë periudhën e tranzicionit,” tha Krivokapiq. Ai poashtu tha se shpreson që fillimi i ri të mbahet mend si fillimi i një transformimi në çdo aspekt. “Gjëja më e rëndësishme në luftën kundër COVID është ajo që nuk mundemi të bëjmë dot pa të, dhe kjo është pa përmirësim në ekonomi, dhe qytetarët do të ndiejnë se ne do të jemi një qeveri që do të garantojë pagat dhe pensionet. Por jo se qeveria ua jep atyre, por është diçka që ata e meritojnë. Ajo që është fituar, merituar do t’u paraqitet në mënyrë adekuate të gjithë qytetarëve,” deklaroi Krivokapiq. Kryeministri Krivokapiq poashtu njoftoi se Zorka Kordiq është emëruar kryenegociatore me Bashkimin Evropian, Bozho Millonjiq sekretar i përgjithshëm, ndërsa Ivana Malloviq shefe e zyrës së kryeministrit.

SHARE