DO TË PUNOJMË DREJTË PËRMIRËSIMIT TË POZITËS SË PERSONAVE ME INVALIDITET

Përbërja e re parlamentare, përmes aktiviteteve ligjdhënëse dhe mbikëqyrëse, do të kontribuojë në avancimin e opozitës të personave me invaliditet, ka kumtuar kryetari i parlamentit Alleksa Beçiq. Ai sot , me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me invaliditet, është takuar me përfaqësuesit e OJQ të cilët merren me mbrojtjen e të drejtave të kësaj popullate. Siç është kumtuar nga Parlamenti në takim kanë marrë pjesë Marina Vujaçiq nga Shoqata e të rinjve me hendikep, Goran Macanoviq nga Lidhje e të verbërve dhe Millisav Koraq nga Aleanca e shoqatave të prindërve të fëmijëve dhe të rinjve me vështirësi në zhvillim, “Iniciativa jonë”.

SHARE