TË KRIJOHEN KUSHTET PËR PËRFSHIRJE TË PLOTË TË PMI NË JETËN SHOQËRORE

Është obligim i shtetit që në vazhdimësi të krijojë kushte për përfshirjen e plotë të personave me invaliditet PMI, në jetën shoqërore , në të gjitha sferat dhe me shansa të barabarta , ka deklaruar presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Ai me rastin e ditës ndërkombëtare të personave me invaliditet ka deklaruar se rezultatet e arritura në Mal të Zi inkurajojnë, por edhe tërheqin vërejtjen për domosdoshmërinë e rritjes së ndikimit politikë me qëllim të ndërtimit të një shoqërie inkluzive dhe të qëndrueshme. “Dita ndërkombëtare e personave me invaliditet është rast që të shqyrtojmë situatën dhe të përsërisim përkushtimin për barazi dhe jo diskriminim , si vlerë fundamentale e një shoqërie demokratike dhe qytetare”, ka shkruar Gjukanoviq në Twitter. Ai ka përsëritur se arritja e standardeve ndërkombëtare kur është fjala për të drejtat e personave me invaliditet është investim në të ardhmen e përbashkët.

SHARE