Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1856 analiza për prezencën e Covid 19, nga të cilët 502 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 6 humbje jete, në Podgoricë, Andrijevicë, Budva, Tivar, Bijello Pole dhe Nikshiq. Në Tuz janë shënuar 10 raste të reja. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 772 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.432, nga të cilët 95 në komunën e Tuzit.