NË TUZ HAPET QENDRA COVID

Për shkak të situatës komplekse epidemiologjike, Qendra Shëndetësore Podgorica ka hapur një qendër tjetër Covid sot, brenda objektit shëndetësor në Tuz. Siç u njoftua nga Qendra Shëndetësore Podgorica, Qendra Kovid në Tuz do të punojë çdo ditë nga ora 09:00 deri në 17:00. Poashtu, në qendrën Covid në Tuz, do të bëhet edhe marrja e mostrave të briseve nazofaringeale në Ag Covid 19. Numri i telefonit ku qytetarët, me simptoma, të cilat tregojnë një infeksion të shkaktuar nga virusi Covid 19, mund të flasin me mjekun e zgjedhur dhe të marrin informacione të nevojshme është: 067 / 085 935. Puna e mjekëve të zgjedhur për të rritur dhe fëmijë dhe shërbime të tjera do të kryhen sipas orarit të rregullt, si dhe marrjen e mostrave të materialit biologjik për analiza biokimike, hematologjike dhe analiza të tjera laboratorike,” thuhet në deklaratë.

SHARE