MIRËNJOHJE PUNONJËSVE TË SHËNDETIT

Kryeministri aktual, Dushko Markoviq priti udhëheqësinë dhe një pjesë të punonjësve të Institutit të Shëndetit Publik  të kryesuar nga drejtori i Institutit Prof.  Dr. Boban Mugosha. “Mali i Zi i detyrohet respektit ndaj shërbimit të tij epidemiologjik dhe gjithë sistemit shëndetësor,” tha kryeministri në takim. Kryeministri falënderoi mjekët dhe teknikët e Institutit, duke thënë se ai dëshiron të dërgoj një mesazh mirënjohjeje dhe respekti për të gjithë punonjësit shëndetësorë përmes tyre. “Punonjësit e Institutit të Shëndetit Publik, duke rrezikuar jetën e tyre dhe familjet e tyre, qëndruan në vijën e parë të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve tanë,” theksoi Kryeministri Markoviq.

SHARE