QEVERIA E RE ME 12 MINISTRI DHE NJË NËNKRYETAR

Mandatari për kryeministër I Qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, paraqiti propozimin përfundimtar të përbërjes së kabinetit qeveritar, ku zëvendëskryeministër do të jetë Dritan Abazoviq, udhëheqësi i i koalicionit “E zeza mbi të bardhë”. Kandidat për Ministër të Punëve të Brendshme në qeverinë e re është propozuar avokati Sergej Sekulloviq, ndërsa Krivokapiq propozoi Olivera Injac për Ministre të Mbrojtjes. Krivokapiç tha se negociatori kryesor me BE-në do të emërohet rreth datës 15 dhjetor. “Në katër vjet, nëse arrijmë të paktën gjysmën e asaj që kemi planifikuar, do të afrohemi mjaftueshëm për të thënë se cilësia e jetës është bërë dukshëm e ndryshme,” tha Krivokapiq. Krivokapiq njoftoi se ekspozita me kandidatët për përbërjen e qeverisë së re do të paraqitet në Kuvend të hënën në orën tetë. Seanca e Kuvendit, në të cilën Krivokapiq do të prezantojë programin dhe personelin e Qeverisë, do të mbahet më 2 dhjetor.

SHARE