MALI I ZI DO TË VAZHDOJË TË MBËSHTESË MAQEDONINË E VERIUT NË RRUGËN E SAJ DREJT BE-së

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq, tha se Mali i Zi do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për Maqedoninë e Veriut në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gjatë takimit me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, Mihajllo Trpkoski, tha se të gjithë subjektet politike të qeverisë së re do të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj vlerave evropiane. Beçiq bisedoi me ambasadorin Trpkoski për bashkëpunimin rajonal, si dhe perspektivën evropiane të dy vendeve fqinje dhe miqësore. “Ambasadori Trpkoski shprehu kënaqësinë me faktin se të dy vendet nuk kanë çështje të hapura dhe theksoi se bashkëpunimi i pasur dypalësh është një shembull i marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke besuar se një bashkëpunim i tillë do të rezultojë në efekte edhe më të mira në fushën ekonomike,” theksuan nga Kuvendi. Rëndësia e diplomacisë parlamentare u theksua veçanërisht në takim, me pritje të ndërsjellë që të dy parlamentet do të kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit aktual të cilësisë, në të cilin grupi i ardhshëm i miqësisë me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të luajë një rol të rëndësishëm. “Kryetari Beçiq informoi ambasadorin për përparësitë kryesore të thirrjes së re dhe shprehu besimin e tij se të gjitha subjektet politike do të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj vlerave evropiane,” përfundon deklarata.

SHARE