SITUATA ËSHTË KRITIKE DHE KËRKON DISIPLINË TË RREPTË

Virusi corona është i paparashikueshëm dhe kur bëhet fjalë për situatën epidemiologjike, të gjitha skenarët janë të mundshëm, tha epidemiologja në Institutin e Shëndetit Publik, Sanja Medenica. Medenica tha për “Pobjeda” se situata epidemiologjike në Mal të Zi është jashtëzakonisht komplekse, serioze dhe alarmante. “Duhet të kemi parasysh se kjo gjendje, e cila ka filluar që nga marsi, prek njerëzit, pavarësisht nëse janë të infektuar apo jo. Nuk është e lehtë të ndryshojmë të gjitha zakonet tona brenda natës, gjithçka që e konsideronim të garantuar dhe normale deri dje, në mënyrë që të ruajmë shëndetin tonë dhe shëndetin e atyre që janë të rëndësishëm për ne,” tha Medenica. Medenica paralajmëroi se nga ana tjetër, mosrespektimi i masave, mosndëshkimi për shkeljen e tyre, injorimi i rekomandimeve shëndetësore dhe shkencore çojnë në përkeqësimin e sistemit shëndetësor dhe mjedisit shoqëror, ekonomik dhe të biznesit. Ajo tha se qytetarët duhet të kenë parasysh faktin se ka sëmundje infektive shumë më të rrezikshme sesa koronavirusi, të cilat janë më të vështira për tu kontrolluar, parandaluar dhe monitoruar.

SHARE