MINISTRAT E RINJ DHE MINISTRAT NË LARGIM TË GATSHËM PËR TË BASHKËPUNUAR

Ministri i Financave, Darko Radunoviq dhe Ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekulliq, me bashkëpunëtorët e tyre, u takuan sot me kandidatët për ministra në qeverinë e re, Millojko Spajiq, Jakov Millatoviq dhe Mlladen Bojaniq. Siç u njoftua nga Ministria e Financave, takimi i punës u zhvillua në një bisedë konstruktive, me bashkëpunim të ndërsjellë dhe gatishmëri për bashkëpunim. Duhet të kujtojmë se takimi i parë i përfaqësuesve të Ministrisë së Financave me kandidatët për ministra mbi situatën aktuale ekonomike dhe gjendjen e financave publike u mbajt të hënën.

SHARE