NË RAST TË DHUNËS, IKNI EDHE PSE ËSHTË ORA POLICORE

Shkalla e dhunës ndaj grave është rritur me 25 përqind krahasuar me disa muaj më parë, tha drejtoresha e Shtëpisë së Sigurte të gruas, Lilana Raiçeviq. “Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në disa muaj të tjerë, nëse kjo zgjat, nëse duhet të qëndrojmë në shtëpi për festa dhe situata financiare po përkeqësohet,” vuri në dukje Raiçeviq. Ajo i këshilloi gratë, në rast se janë viktima të dhunës në familje, të mos shikojnë orën policore që është në fuqi për shkak të epidemisë së koronavirusit. Sot është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe me atë rast, partitë politike bënë thirrje për sanksione më të rrepta dhe mbrojtje më të mirë të grave.

SHARE