SIMOVIQ ZGJEDHET KRYETAR I RI I KOMUNËS SË NIKSHIQIT

Funksionari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millutin Simoviq, është emërua sot Kryetar i ri i Komunës së Nikshiqit. 23 anëtarë të parlamentit lokal votuan për Simoviqin. Simoviq bëri betimin dhe tha se ai i përket brezit të njerëzve të Nikshiqit të cilët kurrë nuk e kanë harruar vendlindjen e tyre. “Nikshiqi ishte shpresa e Malit të Zi civil, evropian, sekular dhe antifashist,” tha Simoviq. Ai poashtu tha se kujdesi për bashkëqytetarët e tij do të jetë përparësia e tij kryesore. “Ne do të jemi të hapur për të dëgjuar kritikat në mënyrë që të punojmë në përmirësimin tonë,” tha Kryetari i ri i Komunës së Nikshiqit. Ai theksoi se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet të rinjve. Sipas Simoviq, do të punohet në ruajtjen e çdo pune dhe hapjen e vendeve të reja.

SHARE