596 RASTE TË REJA, 5 VIKTIMA / 3 RASTE NGA KOMUNA E TUZIT

Në Mal të Zi gjatë këtyre 24 orëve janë kryer 1484 analiza, kurse numri i të regjistruarve pozitiv është 596, njoftohet nga Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 5 viktima nga sëmundja. Numri më i madh i rasteve të reja janë nga Podgorica, 360, kurse në komunën e Tuzit janë regjistruar 3 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 475 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.516, prej të cilëve 52 në komunën e Tuzit.

SHARE