GJASHTË PERSONA DO TË NDIQEN PENALISHT PËR SHKELJEN E MASAVE / 4 PERSONA I PËRKASIN KOMUNËS SË TUZIT

Drejtoria e Policisë sanksionoi penalisht gjashtë persona gjatë fundjavës për shkeljen e masave të Trupit Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive, njoftoi Drejtoria e Policisë. Të sanksionuarit janë nga Tuzi, Berane dhe Budva. “Katër persona nga Tuzi shkelën masën e ndalimit të largimit nga ndërtesa e banimit brenda kohës së caktuar, një person në Berane shkeli masën e vetë-izolimit, ndërsa në Budva një person shkeli masën duke organizuar një tubim publik”, thuhet në deklaratë.

SHARE