MUGOSHA: KAM FRIKË SE JEMI VONUAR ME MASAT E REJA

Kryetari i Dhomës Mjekësore, Aleksander Mugosha, paralajmëron se sistemi i kujdesit shëndetësor rrezikon të arrijë kolapsin, dhe ai ka frikë se jemi vonuar me masat e reja. “Kolapsi i sistemit të kujdesit shëndetësor është momenti kur nuk do të jemi në gjendje t’i ndihmojmë të gjithë, madje edhe ata më të rrezikuarit. Matematika është e qartë, nëse vazhdojmë me një dinamikë të tillë, epilogu do të dihet, dhe qytetarët duhet ta dinë se numri i njerëzve të infektuar tërheq drejtpërdrejt një numër më të madh të mjekëve dhe stafit mjekësor të infektuar,” tha Mugosha, si mysafir në programin e mëngjesit në Televizionin e Malit të Zi. Ai deklaron se rreth 40 mjekë janë me detyrë në Qendrën Klinike të Malit të Zi në çdo kohë, dhe se kriza po kërcënon shëndetin e kombit. Ai i bëri thirrje Qeverisë, Ministrive të Shëndetësisë dhe Financave për të gjetur një model për të ndihmuar mjekët dhe stafin mjekësor në ato momente. Duke folur për masat e reja, Mugosha tha se ka frikë se jemi vonuar. “Unë me përgjegjësi pohoj se tubimet masive janë shkaku më i madh i numrit në rritje të qytetarëve të infektuar, të sëmurë dhe fatkeqësisht të vdekur në Mal të Zi,” përfundoi Mugosha.

SHARE