KRIVOKAPIQ PARALAJMËRON RIORGANIZIMIN E PËRBËRJES SË QEVERISË SË RE

Mandatari për krijimin e Qeverisë së re, Zdravko Krivokapiq, ka paralajmëruar se do të bëjë riorganizimin e Qeverisë. Ai tha se është i bindur se qeveria e re do të votohet më 2 dhjetor. E vetmja gjë që e shqetëson, thotë ai, është se periudha kohore është mbi pritjet e qytetarëve. Ai gjithashtu pohoi se kryetari i grupit parlamentar, URA, Dritan Abazoviq, me siguri do të jetë zëvendëskryeministër, por ende nuk është e sigurt se nëse do të jetë Ministër i Mbrojtjes. I pyetur nëse Abazoviq do të jetë Ministër i Mbrojtjes, ai tha se nuk dëshiron të përgjigjet drejtpërdrejt. “Unë e di çfarë kam propozuar. Arsyeja qëndron në faktin se mendoj që është e ndershme, e drejtë dhe me qëllimet më të mira. Ishte veprimi im më i mirë për të arritur një konsensus,”tha Krivokapiq.

SHARE