Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 966 mostrav për koronavirusin e ri, midis të cilëve janë regjistruar 357 raste të reja pozitive të infeksionit SARS CoV2. Poashtu, në 1,105 teste të bëra shpejtë, u regjistruan 446 raste pozitive, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha. Në Institut janë raportuar pesë vdekje në lidhje me Covid19. Në 24 orët e fundit, sipas ISHPsë, është raportuar shërimi në 196 pacientë. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara, si dhe numrin e të rikuperuarve në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID19 aktualisht në Mal të Zi është 7177, ndërsa në Komunën e Tuzit 2.