Përgatitjet për rinovimin e ambienteve të Qendrës për Diagnostifikimin Klinik dhe Laboratorik kanë filluar në Qendrën Klinike të Malit të Zi, kështu që pritja ambulatore e pacientëve për analiza laboratorike organizohet në sallën e Shkollës së vjetër të Mjekësisë, njoftoi QKMZ. Të rikujtojmë se për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vend të shkaktuar nga virusi COVID-19, të gjitha ekzaminimet e specializuara ambulatore, subspecialiste dhe radiologjike, si dhe marrja e mostrave për analiza imunologjike, gjenetike dhe laboratorike në Qendër, janë pezulluar nga e enjtja, 5 nëntor deri në një njoftim tjetër. Gjatë kufizimit të pranimit ambulator të pacientëve, orari i punës së Qendrës për Diagnostifikimin Klinik dhe Laboratorik është çdo ditë pune nga ora 7 e mëngjesit deri në 3 të pasdites, ndërsa koha e marrjes së mostrave të pacientëve është nga 7:15 e mëngjesit deri në 9:30 të mëngjesit.