RAKOÇEVIQ: TË MUNDSHME MASAT TË REJA DHE MË TË RREPTA

Situata epidemiologjike në Podgoricë, si dhe në tërë Malin e Zi, është jashtëzakonisht e pafavorshme, theksuan nga Instituti i Shëndetit Publik. Për shkak të përkeqësimit të pamjes epidemiologjike në kryeqytet, nga nesër masa më të rrepta. Objektet hotelierike janë duke u mbyllur, dhe vizitat në shtëpi janë të ndaluara. Masat do të zbatohen për 14 ditët e ardhshme. Instituti i Shëndetit Publik do të punojë për një analizë të re të Shtunën, dhe nëse numri i të infektuarve rishtazi vazhdon të rritet, përforcimi shtesë i masave mund të pritet nga e hëna. “Situata në kryeqytet është jashtëzakonisht e pafavorshme dhe në Mal të Zi në përgjithësi. Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja, ne bëmë vlerësimin e 4-të për 14 ditët e mëparshme. Për fat të keq, duhet të them se shkalla e incidencës për 14 ditët e mëparshme, kur kishim 442, tani është 710. Ka vërtet një rritje të madhe,” tha Bozhidarka Rakoçeviq nga Instituti i Shëndetit Publik për Televizionin e Malit të Zi. Në rrugët e Podgoricës, vërehet se ka më shumë njerëz që mbajnë maska. Por ka edhe qytetarë që përveç që nuk mbajnë maskë, nuk mbajnë distancë. Për shkak të kësaj, qytetarët e ndërgjegjshëm të Podgoricës mbështesin shtimin e masave në Kryeqytet. Ata thonë se padyshim se nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ndaluar përhapjen e infeksionit. 

SHARE