MUND TË PRESIM NJË RRITJE TË NUMRIT TË TË INFEKTUARVE

Situata epidemiologjike në Malin e Zi është jashtëzakonisht e komplikuar dhe e vështirë, tha Dr. Milko Joksimoviq nga Instituti i Shëndetit Publik për Radio Malin e Zi.  “Shifrat nga fillimi i kësaj jave janë vërtet të pabesueshme,” tha Joksimoviq. Nuk ka indikacione se situata do të përmirësohet, kështu që mund të presim një rritje të numrit të personave të infektuar në ditët në vijim. “Nëse të gjithë do të respektonim masat, ne do ta vinim epideminë nën kontroll në tre javët e ardhshme,” shprehet Joksimoviq. Ai deklaroi se ata tashmë kanë filluar përpunimin e mostrave të personave që u testuan gjatë fundjavës kur kishte tubime masive. “Ajo që ndodhi gjatë fundjavës padyshim e komplikoi situatën tashmë të vështirë epidemiologjike,” vuri në dukje Dr. Joksimoviq. 

SHARE