MINISTRAT E BE-së DHE RAJONAL MBI PLANIN E INVESTIMEVE PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Ministrat e ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE së pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit dhe Mbretërinë e Bashkuar u takuan përmes video konferencës dhe është një takim përgatitor për samitin në Sofje, në të cilin duhet të miratohet plani për integrimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor.  Shtohet se takimi përgatitor për samitin në Sofje, brenda kornizës së procesit të Berlinit, do të mbahet javën e ardhshme dhe do të mbledhë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. “Në këtë samit duhet të miratohet një plan ambicioz për të thelluar integrimin ekonomik duke ndërtuar një treg të përbashkët rajonal në Ballkanin Perëndimor, bazuar në katër liritë e tregut të vetëm të BE,” theksuan nga komisioni. Komisioni Evropian shton në këtë samit do të marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin,Oliver Varheli, i cili përfaqëson Planin Ekonomik dhe të Investimeve të miratuar së fundmi për Ballkanin Perëndimor.  

SHARE