NUK KA KOMPROMIS PËR SEKTORIN E SIGURISË

Në takimin me të mandatuarin për kryeministër, Zdravko Krivokapiq, nuk u ra dakord se kujt do i përket sektori i sigurisë, por nuk ka asnjë kompromis me ne, sepse ne nuk do të luajmë bixhoz me Malin e Zi, tha udhëheqësi i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq. “Nuk është rënë dakord, por nuk ka asnjë kompromis me ne, sepse ne nuk do të luajmë bixhoz me Malin e Zi. Për sa kohë që varet nga ne, nuk do ta bëjmë. Nëse nuk u përshtatet atyre, nëse duan të prezantojnë njerëz që nuk janë të mirë me këtë vend … Unë nuk mund ta pranoj atë dhe janë të lirë të gjejnë katër deputetë të tjerë për ta bërë shumicën”, tha Abazoviq. Tani, thotë ai, gjithçka është në duart e Krivokapiqit. Më konkretisht, siç thotë politikani shqiptar, varet nga ai nëse Mal i Zi do të udhëhiqet prej ekspertëve apo jo. Duke folur nëse e shihte veten si Ministër i Brendshëm, Abazoviq thotë se mund ta shihte veten në atë pozitë, por që nuk ka asnjë problem për vendin e tij, për sa i përket kësaj shumice të re, të jetë në parlament. Ndryshe, Krivokapiq ka ndarë tashmë tre poste ministrore për koalicionin URA si dhe një post të zëvendëskryeministrit, i cili do të merret me sigurinë.

SHARE