Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Malin e Zi të shkaktuar nga virusi Covid-19, ekzaminimet ambulatore në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKMZ) do të pezullohen nga e enjtja, 5 nëntor, deri në një njoftim tjetër. “Pezullimet zbatohen për të gjitha ekzaminimet e planifikuara specialiste, subspecialiste dhe radiologjike (ekzaminime me ultratinguj, CT dhe MR) dhe marrjen e mostrave për analiza imunologjike dhe gjenetike në Qendrën për Gjenetikë Mjekësore dhe Imunologji”, thuhet në deklaratë. “Edhe një herë, ne u bëjmë thirrje qytetarëve të respektojnë masat parandaluese, të mbajnë një maskë mbrojtëse, të mbajnë distancën fizike dhe higjienën e rregullt të duarve. Rritja ditore e numrit të njerëzve të infektuar është provë se frenimi i epidemisë është e pamundur pa respektuar këto masa,” theksuan nga Qendra Klinike e Malit të Zi në një deklaratë.