URA NUK DO TË HEQ DORË NGA SEKTORI I SIGURISË

Koalicioni “E zeza mbi të bardhë” duhet të propozojë kadrin për sektorin e sigurisë, është mesazhi nga seanca e mbrëmshme e Presidencës së Lëvizjes Qytetare URA. Një nga përfundimet e Presidencës së LQ URA është se parimet e proklamuara të qeverisë eksperte dhe mbrojtja maksimale e interesave kombëtare janë përparësitë mbi të cilat duhet të formohet qeveria e ardhshme dhe të cilat duhet të marrin mbështetjen e kësaj partie. Siç theksuan ata, i japin mbështetje Kryeministrit të caktuar Zdravko Krivokapiq për të formuar një qeveri eksperte, të gjitha në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar më parë, duke respektuar referencat dhe kompetencat e kandidatëve, si dhe parimin e demonopolizimit të institucioneve dhe departamenteve. Nga LQ URA gjithashtu u theksua se ‘është në interesin e Malit të Zi që Qeveria të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të përcaktojë programin themelor të Qeverisë dhe të fillojë zgjidhjen e problemeve të natyrës ekonomike, sociale dhe shëndetësore.

SHARE