MALI I ZI RUAN ME KRENARI TRADITËN E TIJ LIRIDHASËSE

Shteti i Malit të Zi, i cili trashëgon antifashizmin si një trashëgimi, ruan me krenari traditën e tij liridashëse, është mesazhi i Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq, në konferencën online “Forumi Ballkanik kundër Anti-Semitizmit”. Në fjalimin e tij Beçiq tha se konferenca rajonale ishte një mundësi ideale për të diskutuar këtë temë të rëndësishme, duke deklaruar se dialogu është trashëgimi civilizuese e botës moderne, e cila u rrit në themelet e humanizmit evropian. “Nderime të veçanta Republikës së Shqipërisë, e cila ka ngritur këtë çështje të rëndësishme, duke filluar kështu mbështetjen politike për këto aktivitete në nivelin parlamentar në kontekste kombëtare dhe ndërkombëtare, së bashku me vendet e tjera në rajon” Harmonia, paqja dhe solidariteti janë vlerat themelore mbi të cilat bazohen shoqëritë tona, dhe detyra e të gjithë neve është që t’i ushqejmë dhe t’i përmirësojmë ato,” theksoi Beçiq. Ai vuri në dukje se Mali i Zi, si një komunitet multietnik, multi-fetar dhe multi-konfesional, është duke marrë me vendosmëri rrugën antifashiste në shekullin 21, drejt integrimit evropian dhe euro-atlantik, duke respektuar dhe vlerësuar, siç shtoi ai, pasurinë e diversitetit që e bën Malin e Zi të njohur në Evropë dhe botë.

SHARE