FILLON DISTRIBUIMI I VAKSINËS KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Vaksina kundër gripit sezonal i është dorëzuar barnatores Montefarm dhe menjëherë ka filluar distribuimi i saj drejtë institucioneve shëndetësore të Malit të Zi. Në bazë të vlerësimi të Institutit të Shëndetit Publik, dozat e parapara dhe të dorëzuara për këtë vit, janë rritur rreth 40 përqind krahasuar me vitin e kaluar. ”Vaksinat do të distribuohen në të gjitha institucionet shëndetësore publike, në pajtim me sasirat e kërkuara. Qytetarët mund të informohen tek mjeku i zgjedhur se kurë dhe kund mund të marrin këtë vaksinë,” kanë kumtuar nga Montefarm-i.

SHARE