NREKIQ: LOKALET NË ULQIN TË HAPEN QË SOT

“Kafenetë dhe restorantet duhet të hapen që sot”, tha kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq nga tubimi protestues i hotelierëve i cili u mbajt para ndërtesës së administratës lokale. Ai tha se numri i personave të infektuar në komunën e Ulqinit është në rënie. Ky numër është nën 800 për 100.000 banorë, prandaj organet kompetente duhet të marrin vendimin në pajtim me këtë të dhënë. “Situata epidemiologjike në Ulqin është e komplikuar, por jeta duhet të vazhdojë. Lokalet nuk i kontribouan infektimit”, shtoi ai. Nga Shoqata e Hotelierëve kanë thënë se ato vetëm kërkojnë të punojnë dhe se kanë fituar përkrahjen e kolegëve të tyre nga qytetet tjera në Mal të Zi.

SHARE