Një përgjigje efektive ndaj sfidave të sigurisë kërkon përmirësimin e kapaciteteve të duhura institucionale dhe që Mali i Zi punon me zell në nivelin kombëtar dhe në bashkëpunim me aleatët në mënyrë që të mbrojë interesat kombëtare, tha Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq. Boshkoviq këtë e theksoi gjatë takimit me ambasadorin e Sllovenisë, Gregor Presker dhe të dërguarin e mbrojtjes së Sllovenisë në Malin e Zi, kapitenin Boris Gershak. Në takim, Ministri Boshkoviq vuri në dukje se Sllovenia është një nga vendet kryesore aleate të Malit të Zi, mbështetja dhe ndihma e të cilës janë të një rëndësie të pamatshme për zhvillimin dhe përparimin e ushtrisë së Malit të Zi. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për aspiratat e larta të të dy palëve për të zhvilluar më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe konfirmuan gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet, si dypalëshe ashtu edhe të karakterit multilateral.