EUROSUPER 95 NGA MESNATA MË LIRË TRE CENT

Eurosuper 95 do të jetë tre cent më i lirë nga mesnata, ndërsa çmimet e karburanteve të tjerë nuk do të ndryshojnë, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Çmimi i Eurosuper 95 do të jetë 1 euro e 11 cent në dy javët e ardhshme. Çmimet e Eurosuper 98 nuk do të ndryshojnë dhe do të qendrojnë në 1 euro e 17 cent. Qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë, për një litër Eurodizel 97 cent dhe për vajin djegës 95 cent.

SHARE